Ka përfunduar në mënyrë të qetë protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në qytetin e Tetovës


Ka përfunduar në mënyrë të qetë protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në qytetin e Tetovës. Marshi i [protestuesve filloi tek sheshi i qytetit, ndërsa ka përfunduar përpara pikës së EVN-së në dalje të qytetit, ku edhe protestuesit kanë qëndruar në shenjë proteste të ulur përpara objektit të EVN-së, duke ndezur dritat e telefonave.
Në fund të protestës, nga këshilli organizativ, në oborrin e EVN-së, kanë hedhur dy thasë me para të improvizuara dhe kanë lidhur litarin në derën e hyrjes së EVN-së.

“Kemi ardhur këtu për të shprehur edhe një herë pakënaqësinë nga kompanitë që na vjellin e që na rrjepin por edhe ndaj autoriteteve që janë treguar të shurdhër deri më tani dhe nuk kanë marrë hapa pozitive për ti zgjidhur problemet. Në mënyrë shumë simbolike iu kemi sjellë gjitha paratë që kemi mundur t`i grumbullojmë sepse nuk kanë të ngopur këta hajna- deklaroin Arianit Xhaferi. Këshilli organizativ i protestave.

Baby Boo