“Ka ndryshuar fenë!” Dafina Zeqiri reagon pas kritikave për varësen në formë kryqi


Në vendin tonë dhe Kosovë feja dhe çdo detaj që lidhet me të është një temë delikate, shumë e diskutuar dhe që merr vëmendje të madh. Mjafton edhe një varse, një këngë, një mendim që të nisin menjëherë interpretimet.

“Ka ndryshuar fenë”- kështu u shkrua për Dafina Zeqirin në disa media në Kosovë pasi kjo e fundit u shfaq me një varse në formë kryqi.
Këngëtarja publikoi disa foto ku shihej e veshur me një palë pantallona të gjata, një crop-top dhe një këmishë të zezë. Megjithatë, fokusi u vu mbi varsen e saj të veçantë, e cila formonte simbolin e një kryq, me trupin e një engjëlli dhe dy krahët e tij të hapur anash.

Kjo bëri që të ketë një sërë shkrimesh në mediat online duke thënë se ka ndryshuar fenë. Gjë e cila nuk ka kaluar pa një reagim nga artistja, e cila në një postim në Instastort shkruan: “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria. Çfarëdo që vë në qafë, vesh, e bëj për qejf”.

Baby Boo