Ka gjasa që Lika dhe Bekteshi të largohen nga Qeveria


Ministrat e BDI-së si dhe zëvendësministrat dhe funksionarët e tjera kanë marrë kritika të ashpra nga kryesia qendrore e partisë, thotë për Plusinfo një zyrtarë i lartë i partisë së Ali Ahmetit.

Më të kritikuarit ishin zëvendëskryeministri për MO-në, Hazbi Lika dhe ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi për punën e deri tanishme në Qeveri. Vërejtje, por më të vogla ka pasur pothuajse për të gjithë ministrat e BDI-së, nga ana kabineti i kryeministrit Zoran Zaev.

Në adresë të Likës ka pasur kritika për vonesën e sistemimit të të punësuarve në bazë të MO-së dhe për përfaqësimin e ulët nëpër institucione të pozitave kyçe nga shqiptarët.

Vërejtje të shumta ka pasur edhe për ministrin e ekonomisë Bekteshi, kurse më kritika më të vogla kaluan zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i ekologjisë Sadulla Duraku.

Sipas kësaj nuk do të jetë befasi nëse Ahmeti i propozon Zaevit ndryshime të disa ministrave. Sipas burimit, paralajmërohet rokadë të ministrave të drejtësisë dhe arsimit. Megjithatë nga BDI thonë se gjithçka është në duar të Ahmetit.

Baby Boo