KA FILLUAR TAKIMI MES GRUPEVE PARTIAKE TË LSDM-SË, VMRO-DPMNE-SË DHE BDI-SË


Në Ministrinë e Drejtësisë ka filluar takimi mes grupeve partiake të LSDM-së, VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së ku do të bisedohet për fatin e Prokurorisë Speciale Publike, Ligjin për prokurorinë e përgjithshme dhe ligjet e tjera reformuese. Edhe përfaqësuesit e pushtetit edhe ata të opozitës nuk kanë pritje se sot mund të arrihet ndonjë marrëveshje pasi të gjitha palët thanë se sot fillon procesi i bisedimeve. Ministrja e drjetësisë, Renata Deskoska, tha se pret zgjidhje cilësore dhe jo ligj vetëm sa për të thënë që është miratuar. Ajo ishte optimiste se përmbajtja e ligjeve të reja do të jetë e harmonizuar me rekomandimet e bashkësisë evropiane, ndërsa përsëriti qëndrimin e kryeministrit Zaev se liderët politik nuk janë ata që duhet të vendosin për përbërjen e Prokurorisë Speciale.

Deskoska vetëm kujtoi se këtë vit përfundon mandati i Katica Janevës dhe për vazhdimin e mandatit të saj ose zgjedhjen e kryeprokurorit të ri special do të vendos këshilli i prokurorëve. Numri një i drejtësisë në vend, përgjegjësinë te këshilli i prokurorëve e hodhi edhe për zgjedhjen e Prokurorit të përgjithshëm republikan. Si Deskoska ashtu edhe përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së, Toni Menkinovski, tha se grupet do të bisedojnë për ligjin e prokurorisë në përgjithësi, ndërsa PSP do të jetë vetëm pjesë në kuadër të kësaj teme.

Ai në deklaratën e tij gjatë hyrjes në takim tha se edhe sektori civil ka dalë me vërejtja të njëjta me ato të VMRO-DPMNE-së për reformat. Deputeti i BDI-së, Artan Grubi tha se sot kanë ardhur që të dëgjojnë edhe qëndrimet e opozitës për pikat për të cilat partitë e koalicionit qeveritar tanimë kanë arritur marrëveshje. Në takimin e sotëm grupet partiake do të diskutojnë për Prokurorinë Speciale, Ligjin e Prokurorisë së përgjithshme, si dhe ligjet reformuese me theks të veçantë ato nga sfera e sigurisë.

Baby Boo