Ka bërë ndërhyrje në buzë Sindi?


Sindi Loci është padyshim një nga personazhet më të komentuar në “Për’puthen” që në hyrjen e saj pasi u prezantua si një “vajzë e virgjër”. Gjatë rrugëtimit të saj në programin e dashurisë, ajo ka forcuar “pozitat e saj” duke e ngritur zërin në momentet që është ndjerë keq dhe shpesh herë i është vënë në dukje nga të tjerët se ka dalë nga karakteri i saj.

Të gjitha dilemat që shikuesit kanë pasur, konkurrentja i është përgjigjur në rubrikën “Ask” në InstaStory. Si fillim, Sindi na ka shuar kureshtjen për një ndërhyrje që disa aludonin që kishte bërë në pamje.

Një ndjekës e ka pyetur të renë nëse ka bërë buzët, dhe ajo e ka mohuar, duke shtuar se nuk do donte të ndryshonte asgjë te vetja. E ndërkohë një tjetër i tha se ajo ka keqmenaxhuar veten në emision.“Mendoj se Sindi që nuk njohim është shumë më e mirë se kjo që njohim. Keqmenaxhove veten!” i shkruan një ndjekës.

“Nuk mendoj se e keqmenaxhova veten, mendoj se thjesht u tregova reale. Secili prej nesh kur ofendohet apo merr një “kunjë” (sidomos përpara një publiku të gjerë) nga dikush, shpërthen dhe i kërkon llogari personit përballë” është përgjigjur Sindi.

Baby Boo