Ka banesë dhe bën jetë luksoze kjo pasi kërkon lëmoshë çdo ditë


Një njëri shtiret sikur jeton rrugëve, por në fakt jeton në një apartament në Londër. Thotë që vetë ka zgjedhur të bëhet lypës sepse në këtë mënyrë ai përfiton më shumë sesa të bënte një punë normale,raporton Daily Mail.

I quajtur Darren ai pranon se pasi përmbush cakun e tij ditur duke lypur kthehet në banesë, bën një dush dhe e hanë një shujtë të nxehtë.

Në ditët më të mira ai mund të arrijë shumën e 600 funtave duke shënjestruar njerëz që duken se kanë të ardhura më të mira. Ai gjithashtu pranon se merr ndihmë sociale dhe deklaron se bënë një jetë më luksoze sesa të ishte në një punë normale 8-orëshe .

Darren e pranon se ndihet si trap pasi që ai nuk është një i pastrehë i vërtetë, por deklaron se është i varur pas drogës dhe se duhet të i përmbush nevojat e tij- disi.

Jep edhe këshilla se si të bësh kujdes për veten në rrugë, dhe se si të marrësh para nga të panjohurit.

”Sigurohu që të pozicionohesh pranë një muri, dhe lëre pronën tënde pas teje në mënyrë që asnjë të mos mund të të vjedh. Shumë njerëz në rrugë janë të vendosur me qëllim atje, dhe nuk janë në të vërtetë të pastrehë, ata e dinë që të ardhurat mund të jenë të mira.Express/

Baby Boo