“Ka apo s’ka bashkëjetesë!”


Shkruan: Rami Ademi, aktivist nga Kumanova
Ngjarjet e së hënës po vendosin vëmendje lokale, por edhe më gjërë me “incident” ku janë të përfshirë disa të rinj e që deri më tani nuk ka informacion përpos atij zyrtar se një i ri 20 vj. me iniciale B.SH ka paraqitur rastin se natën e së hënës orës 01.20 h është sulmuar nga një grup dhe ia kanë dëmtuar veturën Golf.
Edhe pas 24 orëve nuk kemi prononcim të autorit të dëmtuar që të zbulojmë eventualisht shkakun e aksidentit kurse nga mediumet asnjë interesim për informacione të mëtutjeshme të zbulimit të “incidentit”.

Kur flasim për bashkëjetesë ajo funksionon, por që skenare nga grupacione, individ apo qarqe kanë ekzistuar edhe ato gjithmonë kanë pasur si objektiv pikërishtë marëdhëniet ndëretnike dhe poligon për projekte të ndryshme.
Heshtja dhe neglizhenca e organeve na jep të drejtë të mendojmë se kjo ka qenë e organizuar për shkaku se 15 veta të mobilizohen për një të ri pak sa egzagjëruar dhe mund të jetë një lloj presioni apo futjen e frikës.

Provokim ka pasur edhe gjatë Ramazanit kur një i ri në orët e hershme të mëngjesit pasi njerëzit ishin në gjumë ka shëtitur me vetur afër spitalit dhe rrugës për në komunën e Likovës, duke lëshuar muzikë nacionaliste të fqiut verior.
Ndokush nga dehja apo folklori patriotik bëjnë gjeste që pastaj kanë konsekuenca të pariparueshme. Mos pritni përgjigje nga ato që kanë organizuar kushdo që është apo janë, sepse kjo heshtje fletë më shumë se një e vertetë sensacionale.

Baby Boo