K.V “Universiteti i Tetovës” në finale të Kupës së Maqedonisë


Klubi i Volejbollit Universiteti i Tetovës në konkurencë të meshkujve ka siguruar biletë për në finale të Kupës së Maqedonisë, pasi në gjysmëfinale mundi Shkëndijën 3:0 në sete. Volejbollistët e Universitetit të Tetovës zhvilluan një ndeshje spektakolare, duke mos e diskutuar për asnjë moment fitoren. Universiteti i Tetovës e nisi mirë duelin duke avansuar në setin e parë me shifrat 25:18. Pamje të njejta edhe në setin e dytë, ku Universiteti i Tetovës triumfoi me rezultatin bindës 25:16.

Reagimi i Shkëndijës në setin e tretë shërbeu sa për të ngushtuar diferencat, pasi në fund festa e gjitha ishte për Universitetin e Tetovës, pasi fitoi setin me shifrat 25:22 dhe gjithë takimin me rezultatin e përgjithshëm 3:0 në sete. Universiteti i Tetovës në finalen që do të zhvillohet të dielën do të përballet me Strumicën me fillim në orën 18:00.

Baby Boo