Juventus, zyrtare: Andrea Pirlo trajneri i ri, firmos për dy vjet


Vetëm pak orë nga shkarkimi I Maurizio Sarrit, Juventus zgjedh trajnerin e ri, duke kopjuar modelin e Barcelonës. Në krye të bardhezinjve është zyrtarisht Andrea Pirlo. Ish-mesfushori i Juventus ishte menduar si drejtues i skuadrës Under 23 për eksperiencën e parë në pankinë por situata në skuadrën e parë përshpejtoi gjërat për atë plan që Andrea Agnelli e kishte vendosur personalisht. Presidenti ka qenë në bisedë me Pirlo në Continassa pasdite për të dalë me vendimin e një kontrate deri në 30 qershor 2022.

Pirlo ka kaluar kandidatët e tjerë: nga Zidane, i preferuari i tifozëve, tek Simone Inzaghi (që sidoqoftë Lazio nuk donte ta linte) e deri tek Mancini, Allegri e Pochettino. Pasi dëgjoi Nedved e Paratici për Sarrin, tani Agnelli vendos veton edhe për zgjedhjen e trajnerit, si kishte bërë në kohët e Antonio Conte.

Një sfidë e guximshme, duke qenë se “il Maestro” nuk ka trajnuar kurrë në asnjë nivel, e pikërisht për këtë donte ta niste nga U23 (që duhet të gjejë trajner tjetër). Një zgjedhje e lindur tre javë më parë kur në projektin e të ardhmes Agnelli kishte bërë të ditur: “E qartë se objektivi me Andrean është ai që kemi parë me skuadra të tjera të dytë, ku ndoshta e ardhmja është në skuadrën e parë”. E ardhmja për Pirlon është tani.

Baby Boo