Juventus-Inter po luhet në stadium “fantazmë”, shikoni pamjet e frikshme (FOTO)


Në një stadium ‘fantazmë’ po luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme në Itali, klasikja Juventus – Inter, ndërsa pamjet që ofrojne kamerat janë vërtet të frikshme.

Në një kohë që stadiumi duhet të oshëtinte nga koret e tifozëve, aty dëgjohen vetëm zërat e trajnerëve dhe stafeve teknikë respektivë, duke dhënë ndjesinë sikur po zhvillohet një stërvitje e përditshme e ekipeve,

Kjo është ndeshja e parë e një rëndësie të madhe që luhet pa tifozë në Itali, pas urdhrit që dha federata italiane për të mbyllur stadiumet deri në datën 3 prill.

Kryeministri italian urdhëroi izolimin e rajonit të Lombardisë dhe 14 provincave të tjera, pasi numri i të vdekurve nga koronavirusi arriti në 366.

Këto ndeshje pa tifozë do të rëndojnë edhe në financat e klubeve, të cilat humbasin miliona euro nga biletat dhe marketingu.

Baby Boo