Juventus barazon ndaj Veronas, bardhezinjtë i japin lamtumirën ëndrrës për titull


Shkurt i brishtë për Juventusin, që ka marrë vetëm një pikë në tre ndeshje këtë muaj.

Bardhezinjtë nuk shkuan dot përtej barazimit 1-1 në transfertën ndaj Veronës, teksa fitorja në kampin torinez mungon prej 4 ndeshjesh dhe distanca me kreun shkon në 9 pikë.

Vendasit e nisën vrullshëm takimin dhe morën avantazhin në minutën e 11’ me një gol spektakolar të mesfushorit Folorunsho, i cili shënoi me një goditje spektakolare me të majtën nga jashtë zone.

Megjithatë pjesa e parë do të mbyllej në barazim, pasi bardhezinjtë fituan një penallti ,të cilën e shndërroi në gol serbi Vlahovic, që u ngrit në kuotën e 13 realizimeve personale këtë sezon.

Baby Boo