“Jugohrom”, Ecoguerilla denoncon kërcënime


Drejtuesit e organizatës joqeveritare “Ecoguerilla” thonë se janë kërcënuar nga persona të ndryshëm për të heshtur lidhur me rastin e Jugohromit. Arianit Xhaferi nga kjo shoqatë tha se para kërcënimeve personat në fjalë i kanë ofruar shumë të mëdha parash për të ndërprerë të gjitha reagimet sa i përket ndotjes së ajrit nga kombinati dhe mos vendosjes së filtrave si kusht për nisjen me punë të kombinatit.

Ditëve të fundit persona të ndryshëm, kanë përcjell porosinë bashkë me oferta financiare që Eco Guerilla të heshtë dhe mos të reagojë për Jugohromin. Për këtë është njoftuar edhe policia dhe sot kemi kërkuar takim direkt edhe me kryeministrin Zoran Zaev, që ta njoftojmë për këto kërcënime dhe shantazhe. Pa një garanci të besueshme ndërkombëtare nuk do të pranohet asnjë manipulim nga pronarët, qoftë ai edhe në bashkëpunim me Zv.kryeministrin Angjushev. Prandaj i vlerësojmë si tendencioze dhe të rrezikshme insistimet e tija për rihapjen e Jugohromit paralelisht me vendosjen e filtrave dhe jo pas përfundimit të vendosjes së tyre- tha Arianit Xhaferi, Drejtues i Eco Guerillës.

Kërcënimet e denoncuara nga organizata EcoGuerrila kanë qenë temë debati edhe në Kuvend ku deputeti i lëvizjes Besa, Fadil Zendeli ky pyetur qeverinë dhe ministrin e brendshëm se cfarë kanë ndërmarrë institucionet lidhur me kërcënimet dhe tentimet për dhënien e ryshfetit për të heshtur këtë organizatë.

Pres që të ketë paraqitje të rastit për kërcënime dhe tentim për ryshfet që më pas Sektori i Brendshëm në Tetovë të veproj në përputhje me ligjin -deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Ndërkohë lidhur me dyshimet e EcoGuerillës se institucionet veprojnë me standarde të dyfishta dhe se po tentojmë që në mënyrë të fshehtë të startojnë punën në Jugohrom, thotë se kjo nuk do të ndodhë pa plotësimin e standardeve ekologjike. Papunësia në Pollog është e lartë, por shëndeti i qytetarëve nuk ka çmim ka deklaruar zëvendëskryeministri, Koço Angjushev.

 Nuk do të lejojmë rifillimin me punë të Jugohromit pa përmbushjen e standardeve ekologjike. Prandaj qytetarët nuk duhet të kenë frikë. Filtrat duhet të ndërtohen….Jemi marr vesh që pronari të investoj edhe me 1 milion euro plotësues dhe më pas shteti do t’i ndihmojë në përfundimin e obligimeve. Është e vërtetë se në rajonin e Pollogut papunësia është e madhe, por shëndeti i qytetarëve nuk ka çmim- u shpreh Koço Angjushev, Zëvendëskryeministër.

Kombinati Jugohromi ka ndërprerë punën më 31 tetor 2016 pas reagimeve e protestave të shumta lidhur me ndotjen e ajrit dhe pasojave mbi shëndetit e banorëve, e në veçanti fëmijëve. Sipas OJQ-ve, bazuar në të dhënat e institucioneve Jugohromi ka qenë ndotësi me i madh i ajrit me 60 për qind. Deri sa punonte Jugohromi, Tetovë ishte në krye të listës së qyteteve me ajrin e ndotur jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjerë.

Baby Boo