Ju lutemi kryetare, mos na tallni!


Sot qytetarët e Tetovës, protestuan kundër hapjes së kazinos në Reçicë të Vogël, e cila lokacionin e ka jo më larg se 200 metër nga shkolla e mesme Medicinale dhe Univeristeti i Tetovës.

Në këtë protestë, mes shumë brohoritjeve kundër objektit edhe më fuqishëm u brohorit kundër prezencës së kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifit.

Prezenca e pakuptimtë në protestë e kryetares Arifi, revoltoi protestuesit. Është akt hipokrit prezenca e kryetares, pasi kjo kazino hapet në Komunën e Tetovës dhe lejen e merr pikërisht nga Komuna. Andaj edhe shtrohet pyetja, kundër kujt po proteston kryetarja?! Kundër vetëvetes?!

Deklarata e vetë Arifit kundërshtonte atë, ajo ishte kundër hapjes  së  kësaj kazinoje, duke potencuar se kanë bërë kërkesë që këto objekte të jenë larg jo vetëm 200m por 300metra.

Për krejt në fund e pyes zonjën Arifi, a i keni numëruar sa kazino ka Tetova?! Është normal që numri atyre nuk ju tangon e nderuara zonjë, sepse ju bashkë me familjen tuaj, pas përfundimit të mandatit do të ktheheni në Shkup, aty ku edhe ishit para se të udhëhiqni me Tetovën, e ky mallkim për  tetovarët, pak rëndësi ka!

 

Baby Boo