Jovevski, do t’i vazhdojë hetimet për vrasjen e Sazdovskit


Prokurori Publik Lubomir Jovevski, ka njoftuar se do të vazhdojë hetimet lidhur me vrasjen e të riut Nikolla Sazdovski. Ai nuk theksoi nëse do të zgjerohet hetimi, megjithatë u zotua se të gjithë që kanë kryer vepra penale do të marrin dënimin e merituar.

‘’Për secilin që do të identifikohen se ka kryer vepra kriminale, me dëshmi të duhura, do të sillet vendim I duhur. Dhe në këtë moment Prokuroria është duke u marrë me këtë rast, nëse hetimi do të zgjerohet në këtë moment nuk mund të njoftoj. Megjithatë do të varet nga dëshmitë dhe ekspertizat,’’ ka deklaruar Jovevski në Kuvend, gjatë seancës për pyetje të deputetëve.

Pyetjen lidhur me vrasjen e të riut e parashtroi deputeti Pavle Bogoevski, nga rradhët e LSDM-së.

Javën e kaluar Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka rikualifikuar lëndën për vdekjen e 21 vjeçarit Nikolla Sazdovski. Тre sulmuesit e Sazdovskit, të cilët paraprakish janë akuzuar për dhunë me pasojë lëndime të rënda trupore, ndërsa tani do të përgjigjen oër ‘’vrsaje mizore’’.

”Ky vendim i prokurorisë publike është sjellë pasi që në procedurën hetimore janë siguruar dëshmi verbale dhe materiale, janë marrë në pyetje më shumë dëshmitarë, është marrë raporti i autopsies nga Instituti i Mjeksisë Ligjore, Kriminalistikës dhe Deontologjisë Mjekësore, dhe veçanërisht pas ekspertizës së mjekësisë ligjore sipas urdhrit të prokurorit publik nga i njëjti institut,’’ thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

Nga prokuroria njoftuan se procedura hetimore për tre sulmuesit do të vazhdoj. Para se të sillet vendimi i prokurorit, dy të dyshuarit të cilët gjenden në paraburgim, do dalin para organeve të drejtësisë për t’u mbrojtuar për veprën për të cilën ngarkohen. Ndërkaq për të dyshuarin e tretë, i cili gjendet në arrati, do të lëshohet urdhër arresti vendor dhe ndërkombëtarë.

Policia ka njoftuar se Nikola Sazdovski është sulmuar fizikisht më 29 qershor nga tre persona në një stacion autobusi në lagjën Avtokomandë të Shkupit. Të dyshuarit kanë dalë nga makina dhe kanë rrahur brutalisht Sazdovskin duke i shkaktuar lëndime të rënda. Pas dhjetë ditëve në komë, ai ndërroi jetë në një nga klinikat e Shkupit./Almakos

Baby Boo