Joveski: “Në vendin e aksidentit pash tuba, por nuk ishin të djegura!”


Kryeprokurori republikan i Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski në një intervistë ka treguar se çfarë ka parë në vendin e aksidentit tr*agjik të 23 nëntorit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona dhe u lënduan 7 të tjerë.
Ai tha se aty ka parë tuba prej plastikeje, megjithatë nuk kanë qenë të djegura.

“Nga ajo që edhe unë munda të shoh në vendin e fatkeqësisë, ka më shumë rrethana që ka sjellë deri te fatkeqësia. Mendoj se kjo me tubat në këtë moment, është spekulim dhe nuk mund të konfirmohet, së paku në këtë moment, se ato janë shkak i fatkeqësisë. Me shumë gjasë shumë çështje do të bëhen më të qarta pasi prokurorët publikë në Bullgari do të sigurojnë ekspertizat e gjurmëve të fatkeqësisë së trafikut, ekspertizat tjera, analizat forenzike dhe gjithçka çfarë është e nevojshme në fatkeqësi të tilla të rënda. Që të jem i qartë, kur shkova në vendin e ngjarjes, unë i kam vërejtur tubat prej plastikes, por tubat nuk ishin të djegura”, tha Joveski.

Kur u pyet se si ka mundur që tubat të mos digjen kurse gjithçka tjetër është shkrumbuar, Joveski shtoi:
“Pjesa e pasme e autobusit nuk ka qenë e djegur. Të gjithë këtë do ta vërtetojë sërish hetimi”.

Baby Boo