Jovanovski: Në Lidhjen ndërkombëtare janë nënshkruar marrëveshje edhe nga persona të tjerë, jo vetëm nga Remenski


Në Lidhjen ndërkombëtare janë nënshkruar marrëveshje edhe nga persona të tjerë e jo vetëm nga Frosina Remenski deklaroi në fjalët hyrëse Bojan Jovanovski në seancën e sotme për rastin “Lidhja Ndërkombëtare”. Jovanovski i cili është i akuzuari i parë në rastin theksoi se do të dëshmojë se nuk bëhet fjalë për kurrfarë mashtrimi dhe kërkoi plotësisht t’i bëhet ekspertizë celularit sepse siç tha në të ka edhe fotografi të tjera dhe akuzoi se ata nuk i mbron prezumimi i pafajësisë.

Tha se në këtë rast bëhet fjalë për interes të biznesmenëve Siljan Micevski dhe Adrian Amzovski, dhe se nuk ekziston kurrfarë lloj mashtrimi. Jovanovski theksoi se krijues ideor i projektit ka qenë pensionistja Liljana Todorovska dhe ajo i ka pranuar mjetet nga biznesmeni Siljan Micevski.
Në rastin “Lidhja ndlrkombëtare” së bashku me Bojan Jovanovskin-Boki 13 janë të akuzuar edhe Jasna Mandiq Frosina Remenski Mile Jovanovski dhe Hristina Bllazheska për veprat penale “mashtrim” dhe “pastrim parash”.

Procesin gjyqësor e udhëheqë gjykatësja Sofçe Gavrillova-Efremo ndërsa përfaqësuese e akuzës është Vilma Ruskoska.
Sipas akuzës të akuzuarit i kanë mashtruar biznesmenët Siljan Miceski dhe Ardian Amzoski se do të marrin pjesë në projekt përmes “Lidhjes ndërkombëtare” të Bojan Jovanovskit-Boki 13 dhe i kanë dëmtuar për mbi një milion euro.

Baby Boo