Jovanovska ka nja dy fjalë për Jankulloskën dhe Protugjerin (VIDEO)
Liderja e partisë për ndryshime ekonomike 21 (PEP21) dhe drejtoresha e Agjencisë për punësim në Maqedoni Biljana Jovanovska në profilin e saj në Fejsbuk ka rikujtuar ish ministren e brendshme Gordana Jankulloska për fjalët e saj “T’i shfarosim”, duke iu referuar Jovanovskës dhe bashkëshortit të saj Tomçe.
“I dëshiroj më të mirën fëmijës së saj. Por më vjen keq, asnjëherë nuk do të mëshiroj. Më falni, por asnjëherë nuk do të fal. Jankulloska kur me Protugjerin dakordonte su të shfaros fëmijët e mi, nuk mendoi në të drejtat e nënës dhe të fëmijëve. Kur fëmijët e mi në moshë më shumë se 1 vjeç i la pa të ardhura, me kredi dhe borxhe nuk mendoi se do kenë strese dhe trauma. Kur na keqtrajtonin me policinë, procese gjyqësore, nuk ishte cenim i të drejtave të një gruaje, nënë dhe fëmijë të mitur?”, ka shkruar Jovanovska.