Jovanoviq paralajmëron luftë nëse Serbia bën kompromis me Kosovën


Kryetari i Partisë Liberale Demokratike (PLD), Çedomir Jovanoviç, ka paralajmëruar të martën se pas rundit të ri të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, në shtator PLD-ja do ta prezantoj një plan të qartë për marrëveshje me shqiptarët dhe do ta formojë koalicionin për paqe i cili do të kontribuojë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Jovanoviç ka deklaruar se kompromisi me shqiptarët paraqet mbylljen e vrimës së fundit në rajon e cila mund të shkaktojë luftë të re dhe për këtë arsye takimi në shtator në Bruksel mes presidentit të Serbisë dhe atij të Kosovës, Aleksander Vuçiç dhe Hashim Thaçi, është shumë i rëndësishëm dhe se nga ai do të varet zgjidhja e çështjes së Kosovës.

“PLD do të reagoj pas këtyre bisedimeve përmes një plani shumë të qartë në bazat e të cilit duhet të ndërtohet forca politike e cila do të luftoj për marrëveshje dhe paqe me shqiptarët e Kosovës dhe për këtë arsye në Koalicionin për paqe të cilin planifikojmë ta bëjmë, duhet të mbledhim atë pjesë të opinionit i cili e kupton momentin në të cilin Serbia gjendet dhe nuk dëshiron të lëshoj edhe një rast duke u zhytur në polarizime dhe në konflikte të brendshme”, ka deklaruar Jovanoviç.

Ai ka shtuar se Vuçiç ‘me njërën këmbë qëndron në gjurmën e zgjidhjes së problemit’, ndërsa me tjetrën në politikën e cila sipas vlerësimit të tij, është e paqëndrueshme dhe ka porositur se nuk mundet në të njëjtën kohë t’i jepet mbështetje qeverisë së Ramush Haradinajt në Prishtinë, ndërsa në Beograd të udhëheq fushatën e cila rrënon marrëdhëniet me shqiptarët. Sipas fjalëve të tij, Serbia tani përjeton presione të fuqishme dhe për këtë arsye shtyhet zgjidhja e çështjes së Kosovës dhe sipas tij këto presione vijnë nga opinioni nacionalist, organizata të cilat flasin në emër të Rusisë, kishës dhe pjesëve të opozitës, të cilat ofrojnë rrëzimin e Vuçiçit rreth temës së Kosovës.

“Serbëve të Kosovës nuk i nevojiten as (Dragan) Djilasi, as (Milan) Stamatoviçi, as Velje Iliçi që t’ua sqarojnë se çfarë duhet të bëjnë sot, sepse secila ide e tyre vetëm e largon shoqërinë nga marrëveshja me shqiptarët. Ata kanë nevojë për paqe”, ka përfunduar Jovanoviç. /ZERI

Baby Boo