Jonuz: “Nuk i jap maqedonasit për bullgarët”


Nuk kam ndërmend të bëhem maqedonas më i madh se maqedonasit, por e them publikisht se maqedonasit nuk i jap për bullgarët. Maqedonas është vëllai im, thotë ish-zëdhënësi i qeverisë, Agim Jonuz. Ai thotë se ka të drejtë të quhet “shqiptar maqedonas, që do të thotë shqiptar nga Maqedonia”.

“Cila është lidhja e luanit, i cili dëshirohet kudo në të gjitha stemat, flamujt dhe elementët kryesisht maqedonas dhe kryesisht bullgarë? Nuk kam ndërmend të provokoj, por jam kurioz.

Maqedonia është shtet i përbashkët i qytetarëve brenda saj. Unë jam shqiptar dhe jam krenar për këtë. Bullgarët janë një popull për t’u respektuar, unë njoh bullgarë të cilëve do t’ua lija fëmijën të kujdesej. Unë kam mendim të mirë për ta”, tha Jonuz në emisionin “Samo Vistina”.

Ai theksoi se “Maqedonia është rajon, sikurse janë rajone Vojvodina, Panonia dhe Kaukazi”. Jonus më herët kishte deklaruar se e Maqedonia është shtet i federealizuar, pasi asnjë vendim nuk mund të merret pa shqiptarët./Telegrafi/
https://youtu.be/wS305_tr75k

Baby Boo