Jolie nuk i shikon filmat e vet, është kritike e tmerrshme

Angelina Jolie en visite à l'OTAN pour défendre la cause des femmes dans les conflits armés à Bruxelles le 31 janvier 2018.

Aktorja e famshme, Angelina Jolie, nuk i ka shikuar krejt filmat që ka realizuar, sepse e cilëson veten si kritike të tmerrshme.
Aktorja e filmit më të ri “Eternals”, e cila ka luajtur në disa filma të njohur të Hollywoodit, si “Lara Croft: Tomb Raider”, “The Tourist” dhe “Changeling”, ka thënë se më shumë i pëlqen procesi i realizimit të filmave të vet sesa shikimi i tyre pas publikimit.

“Ka një numër filmash të mi që nuk i kam parë kurrë sepse më pëlqen procesi”, ka thënë Jolie.
“Kur i shihja nuk kënaqesha, sepse mendoja se do të duhej të realizohej ndryshe. Prandaj jam kritike e tmerrshme”, ka shtuar ajo.
Ani pse nuk ndihet rehat kur shikon veten në ekranin e madh, Angelina e ka pranuar se ka bërë një përjashtim për filmin e ri “Eternals”.
“Më ka pëlqyer ky i fundit. E kam parë”, ka shtuar aktorja e njohur.

Në filmin e ri të botës “Marvel”, luajnë edhe aktorët Richard Madden, Gemma Chan, Salma Hayek dhe Kumali Nanjiani.
Angelina ka rrëfyer se i di të gjithë filmat e “Marvelit”, për shkak se fëmijët e saj, Maddoxi, Paxi, Zahara, Shiloh dhe binjakët Viviene dhe Know, janë fansa të shumë të filmave.
“Kam gjashtë fëmijë prandaj kam qenë në këtë botë për një kohë të gjatë”, ka thënë Jolie.
Të gjithë fëmijët e kanë shoqëruar Angelina Jolien në premierën e filmit në Los Angeles.

Baby Boo