Jo të gjithë bëjnë pushime! Studimi: 60% për qind e shqiptarëve nuk munden


Tirana gëlon nga turistët. Në qendër takojmë turistë të ardhur nga Turqia që kërkojnë këngën e Qemal Ataturkut.

Tetë milionë turistë parashikohet ta vizitojnë vendin tonë këtë vit. Po shqiptarët arrijnë dot të bëjnë turistin. Sipas një anketimi të përvitshëm të Barometrit të Ballkanit për 2023, 60% e shqiptarëve nuk arrijnë të përballojnë dot shpenzimet për të bërë një 1 javë pushime.
“Unë punoj në ndërtim. Kam 4 vjet që nuk shikoj det me sy. Marr rreth 20 mijë lekë të vjetra në ditë, kam një fëmijë dhe gruaja nuk punon. Unë punoj 15-20 ditë në muaj. Me borxhe jemi“, thotë një qytetar.

“Për pushime nuk bëhet fjalë. Unë punoj në fast food. Në shtëpi do të qëndroj se nuk kam para për të marrë rrugën për pushime as deri në Durrës”, shprehet një tjetër.
“Një dhomë minimumi shkon 70 mijë lekë. Shezlongu kushton 20 mije lekë dita. Një drekë me gjërat më të thjeshta arrin 100 mijë lekë. Ku të pushoj unë që marr 400 mijë lekë në muaj“, tregon një zotëri.
“5% e shqiptarëve pushojnë 95% nuk munden. Ad me bukë, djathë e domate nuk ia dalim dot”, thotë një tjetër qytetar.

Baby Boo