Jo një por dy këngë radhazi! Me cilin reper bashkon forcat Fero?


Fero duket se do të vazhdojë të publikojë pa u ndalur projekte të reja.
Pak nga të radhës, ai ka zbuluar në rrjete sociale.

I pyetur mbi duetin e shumëpërfolur me Moss Dellën, reperi ka zbuluar se nuk bëhet fjalë për një por për dy projekte.
Tek njëri do jetë ai i ftuar në këngën e Mossit, teksa tek tjetri e kundërta, Mossi i ftuar në këngën e Feros.

Puna vetëm se ka nisur dhe projektet e djemve nuk do të vonojnë shumë.

Gjatë kësaj periudhe, pasi u bë baba për herë të parë, Fero është zhvendosur tek Arbenita në Gjermani, shtet në të cilin modelja solli në jetë vajzën, Ninën.

Baby Boo