“Jo lockdown se ndryshe të vr*asim familjen” – Kërc*ënohet me jetë ministri italian i Shëndetësisë


Emaile kërc*ënuese me jetën kanë mbërritur në adresën e ministrit italian të Shëndetësisë Roberto Speranza e që kanë çuar në nisjen e një procesi hetimor nga ana e Prokurorisë së Romës.
Ka qënë Sekretaria e Ministrisë Italiane që ka sinjalizuar mbi ç’ka po ndodhte autoritetet e drejtësisë.

“Jo lockdown se ndryshe të vr*asim familjen”. “Ne herët o vonë do të të vr*asim e do të të rrjepim të gjallë“. “Do ta paguash shtrenjtë për gjithë terrorin që po shkakton e do pe*ndohesh pse ke lindur“, janë disa nga emailet e mbërritura në adresën e emailit të ministrit italian të Shëndetësisë e që i përkasin periudhës kohore tetor 2020-janar 2021.

Prokuroria e Romës ka vënë nën he*tim 4 persona të dy*shuar di autorë të këtyre mesazheve e të cilëve u janë se*kuestruar telefona celularë, kompjutera e IPad.
Personat e he*tuar janë të moshës 35- 55 vjec e banues në Torino, Cagliari, Varese e Enna.
Autoritetet e Policisë italiane kanë munduar të identifikojnë profilet dixhitale të personave të he*tuar falë teknikave të sofistikuara investigative.
Emailet kërc*ënuese të tyre janë përdorur nga server të pozicionuar jashtë territorit europian, gjë që ka bërë me kompleks procesin e identifikimit të tyre.

Objekti i këtyre mesazheve ishin masat shtrënguese antipandemike të ndërmarra nga qeveria italiane.
He*timet e Prokurorisë së Romës vazhdojnë për të kuptuar nëse pas katër personave të he*tuar fshihet një regji unike e menaxhuar nga grupime të caktuara, që gjatë muajve të pandemisë kanë vënë në shënjestër me kërc*nime të shumta në rrjetet sociale, eksponentët më të lartë të shtetit italian nga Presidenti i Republikës Sergio Mattarella e ish kryeministri Giuseppe Conte.
Ndaj ministrit të shëndetësisë Roberto Speranza kanë mbërritur mjaft mesazhe solidariteti nga qytetarë, parlamentarë e përfaqësues të forcave të ndryshme politike italiane.

Baby Boo