Jo 20 milionë euro, avokatja “zbulon” sa do përfitonte Naimi nga vrasja e Liridonës


Të tjera detaje kanë dalë rreth shumës që mund të përfitonte Naim Murseli në Suedi, nëse Liridonës i ndodhte diçka e keqe.

Avokatja nga Suedia, Arlinda Loncari, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “A LIVE”, tha se mediat suedeze kanë raportuar se bashkëshorti i të ndjerës, Naim Murseli, atje ishte i punësuar në kompaninë më të njohur të sigurimeve që quhet “Folksam”.

“Dua dhe të ceku se këtu në media është folur se i dyshuari, domethënë bashkëshorti i viktimës, punon në një ndër kompanitë më të mëdha të sigurimeve këtu në Suedi, që quhet Folksam, domethënë ai punon sikur këshilltar sigurimesh”, tha Loncari.- Advertisement –
Po ashtu jo tregoi se në Suedi, sigurimi më i lartë jetësor është rreth 8 milionë krona, që i bie rreth 850 mijë euro dhe jo 20 milionë euro sa përflitej.

Sipas saj, në rast se nuk do të zbulohej vrasja e Liridonës, paratë e sigurimit jetësor do t’i merrte bashkëshorti dhe fëmijët e saj.

“Në qoftë se nuk ish bërë domethënë zbardhja e fatit, në qoftë se domethënë nuk tregohet se kush e ka bërë këtë vrasje, në këtë rast do t’i merrte bashkëshorti i saj, bashkë me fëmijët. Po së pari i takojnë bashkëshortit, vrarët se si i ka shkruar ai. Në qoftë se ai ka shkruar se ai do t’i marrë të hollat, domethënë këto para, atëherë ai do t’i merrte”, tha Loncari.

Baby Boo