Jeton Shaqiri: Qytetit artdashës të Strugës i shtohet dhe Shkolla fillore e muzikës


Jeton Shaqiri
Qytetit artdashës të Strugës i shtohet dhe Shkolla fillore e muzikës
Sot pata nderin të jem i ftuar dhe të marr fjalën në hapjen e Shkollës fillore të muzikës në qytetin e Strugës. Pjesëmarrës në këtë event të rëndësishëm ishte Kryetari i Komunës së Strugës, z. Ramiz Merko, drejtori i Shkollës së muzikës, z. Altin Ziba, mësimdhënës të kësaj shkolle dhe personalitete të shquara të artit Strugan.

Fillimi me punë i shkollës së muzikës është një hap shumë i rëndësishëm për avancimin e arsimit dhe kulturës në Strugë. Sot po hapim dyer të reja për fëmijët dhe gjeneratat e reja. Sot dëshmojmë këmbënguljen tonë për ta çuar përpara qytetin e Strugës. Nga sot, muzika dhe arti do të jenë gjithnjë e më prezente në qytetin tonë.
Hapja e kësaj shkolle ishte mëse e nevojshme për një qytet artdashës si Struga. Uroj që sot të kemi realizuar sadopak ëndrrat e fëmijëve tanë të talentuar që mezi kanë pritur të ulen në bankat e kësaj shkolle që ta ushqejnë botën e tyre të vogël por të madhe artistike.

Qoftë i mbarë ky vit i parë shkollor, dhe uroj që hapja e kësaj shkolle të sjellë sa më shumë muzikë në jetët tona, e të prodhojë aktivitete të shumta kulturore, sepse arti dhe muzika gjithnjë kanë ditur vetëm të bashkojnë. Urime dhe një herë për të gjithë nxënësit, prindërit, mësuesit dhe qytetarët e Strugës.

Baby Boo