Jeton Shaqiri: “Opozita nuk ka argumente të mjaftueshme për të na su*lmuar” (FOTO)


Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri ka reaguar rreth disa fotografive që janë postuar në lidhje me ndihmën humanitare që ai i kishte bërë viti e kaluar. Shaqiri ka postuar fotot origjinale për të dëshmuar veprimin e keqbërësve që ata kishin bërë pakot me llogo të partisë së Jeton Shaqirit. Ky i fundit kishte postuar fotot në prill të vitit 2020 kur lëvizja ishte e kufizuar për shkak të masave të COVID-19. Kjo dëshmon se ne jemi pranë qytetarëve edhe në kohë të vështira, jo vetëm në kohë fushate si JU, që flini gjumë 4 vite dhe zgjoheni në fushatë parazgjedhore., ka shkruar Shaqiri.

Postimi i plotë i Shaqirit:
Kur opozita nuk ka argumente të mjaftueshme për të na sulmuar, po manipulon me popullin duke përpunuar foto të vjetra të cilat i nxjerr krejtësisht jashtë konteksti, kjo është dëshmi se jemi në rrugën e duhur! 💪🏼
‼️Fotoja është nga Prilli i 2020, në situatë kur lëvizja ishte e kufizuar për shkak të masave të COVID-19 dhe shumë familje kishin nevojë të furnizohen me produkte primare.
✅Kjo dëshmon se ne jemi pranë qytetarëve edhe në kohë të vështira, jo vetëm në kohë fushate si JU😴, që flini gjumë 4 vite dhe zgjoheni në fushatë parazgjedhore.
P.s. Gjatë kohës së gjumit 4 vjeçar, paskeni ushtruar PHOTOSHOP, veglën e vetme që e shfrytëzoni për të na sulmuar.

Baby Boo