Jeton Shaqiri: “Mbetemi të përkushtuar ndaj transformimit digjital!”


Jeton Shaqiri:
Mbetemi të përkushtuar ndaj transformimit digjital!
Në koordinim të plotë me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne vendosëm qëllimet tona në procesin e digjitalizimit të vendit..

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi këto zgjidhje ligjore:
Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për emrin personal,
Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumentet e udhëtimit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për paraqitjen e vendbanimit dhe vendqëndrimit të qytetarëve,
Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kartën e identitetit,
Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë Veriore
Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për evidencën amë.

Ligjet mundësojnë zbatimin e plotë të konceptit të e-Qeverisjes. Në kontekstin e digjitalizimit, proceset e lartpërmendura për zgjidhjet ligjore synojnë digjitalizimin e proceseve për të cilat janë përgjegjëse institucionet e sektorit publik, zvogëlimin e dëshmive të paraqitura nga qytetarët dhe sektori i biznesit si procedura për ushtrimin e të drejtave ose përmbushjen e detyrimeve para organeve kompetente.

Baby Boo