Jeton Shaqiri: “Ju bej thirrje mësimdhënësve të kthehen në punë”


E kam përcjellë me vëmendje konferencën për media të SASHK-ut duke pritur një vendim pozitiv që do të jetë me interes për nxënësit dhe mësimdhënësit, që është kthimi i mësimit në klasë dhe vazhdimi i dialogut për më shumë të drejta, mundësi dhe gjendje më të mirë ekonomike të stafit të shkollës. Por fatkeqësisht veprimi i sindikatës nuk shkon në atë drejtim dhe kjo sinqerisht më ka zhgënjyer.

Posaçërisht më befason deklarata e kryetarit Nedelkov se Sindikata nuk ka përgjegjësi që fëmijët të mos shkojnë në shkollë, sepse SASHK-u nuk ka kompetencë të organizojë mësime. Kryetar, ju kujtoj se SASHK-u përbëhet nga të njëjtët njerëz, drejtorë dhe mësimdhënës të cilëve ju jepni udhëzime që të mos pranohen fëmijët në shkolla, andaj kjo ndarje prej tyre është e papërgjegjshme.

Nëse vërtet mbani këtë qëndrim, atëherë ju bëj thirrje mësimdhënësve që të kthehen në vendet e tyre të punës, të vazhdojnë me përgjegjësitë e tyre të punës, t’i shkollojnë fëmijët tanë dhe të marrin rroga më të larta për 2500 denarë. Ndërsa angazhimi jonë për kushte më të mira në arsim, do të vazhdojë edhe më tutje!

Është e qartë se sindikata nuk është e sinqertë me ta dhe me publikun, gjë që u konfirmua duke mos pranuar dorën e shtrirë nga pala tjetër, të cilën në fakt ata e kërkuan.

Baby Boo