Jeton Shaqiri do të jetë pjesë e Forumit Rajonal i Inovacioneve të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU) për Evropën


Jeton Shaqiri:
Më datë 22 dhe 23 shtator, do të jem pjesë e Forumit Rajonal i Inovacioneve të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU) për Evropën.
Në këtë event do të bashkohen përfaqësuesit qeveritarë dhe sipërmarrësit nga e gjithë Evropa, për të biseduar në kontekst të ekosistemeve inovative digjitale, të cilët e përshpejtojnë transformimin digjital në sektorët kryesorë.
Zhvillimi i Shoqërisë Digjitale është një prej prioriteteve të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe gjendet në krye të Agjendës në aspekt të realizimit. Në mënyrë aktive punojmë në nxitjen e inovacioneve digjitale.

Baby Boo