Jeton Shaqiri do të bëhet ministër i Buqësisë!


Burime nga BDI kanë konfirmuar se Jeton Shaqiri do të udhëheqë me Ministrinë për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomisë së Ujërave.

Shaqiri vjen në Bujqësi pasi i njëjti deri më tani ka udhëhequr me Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

MShIA, me marrëveshjen që u nënshkrua dje mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të Alternativës, Afrim Gashi do të udhëhiqet nga AAA.

Ndërkaq me Bujqësinë udhëhoqi Lëvizja Besa, por e njëjta u largua në Qeveri duke iu bashkuar bllokut opozitar.

Se Bujqësia do t’i takojë BDI-së, njoftoi edhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. /TV21

Baby Boo