Jeton në Bruksel, EVN i çon faturën 1500 euro në Luboten


Mërgimtari dhe aktivisti i njohur në diasporë Selajdin Sinani ka reaguar lidhur me një faturë të EVN Maqedoni që i ka ardhur në adresë të shtëpisë së tij në Luboten të Shkupit.

Ai thotë për INA se ka pranuar faturën e fundit me një vlerë prej mbi 90 mijë denarë apo 1500 euro. Sinani thekson se ka qenë vetëm 2 javë në shpi dhe më pas ka shkuar në Bruksel ku jeton dhe punon dhe se shuma e bërë është non sens sepse ai nuk ka fabrikë prodhimi.

“Sot e mora fakturën e muajit dhjetor me nji pagesë mbi 90 mijë denarë ose 1500 euro për nji muaj, kurse kam harxhue në shtëpinë time ska askush, ku unë isha vetëm 2 javë në shtëpi. si është e mundëshme kjo se nuk është fabrikë që të harxhohet aqë rrymë ose ma paskan dërgue fakturën që ka harxhue fshati ÇUDI ÇUDI a vallë duhet të paguaj të atyre që nuk pagujnë”, ka reaguar Sinani duke kërkuar përgjigje publike nga EVN Maqedoni.(INA)

Baby Boo