“Jeton me shpresën se sot do të dalë nga burgu” – Ramiz Dauti zbulon bisedat me Agim Islamin brenda burgut


Ramiz Dauti, mik i Agim Islamit të dënuar në rastin gjyqësor “Alfa”, para kamerës së TV21 ka folur më shumë për bisedat që i bëjnë çdo ditë nëpërmjet celularit.

Dauti thotë se Islami çdo ditë shpreson se do të dalë sot nga burgu, sepse siç shton, ai e di veten se është i pafajshëm.

“Me Agimin çdo ditë dëgjohemi, shihemi, vetëm pse ai fizikisht është në burg. Çdo ditë shihemi dhe dëgjohemi normal me telefon. Agimi çdo ditë pret të del nga burgu për shkak se ai e di veten që është i pastër. Ai e di më mirë se të gjithë ne dhe se i gjithë opinioni që nuk është kryerësi i asaj vepre dhe asnjë vepre tjetër, kështu që Agimi ka vullnet shumë të mirë. Agimi është shumë optimist për shkak se e di veten që është i pafajshëm dhe për çdo ditë e mendon se të nesërmen do të del nga burgu, ashtu si edhe ne e mendojmë të njëjtën”, tha mes tjerash për TV21 Ramit Dauti.

Baby Boo