Jeton Krivanjeva-Zhilla ishte pjesëmarrës në përleshjen e armatosur në “Aleksandar Palace”, katër vite më parë


Një nga personat e vrarë nga të shtënat e sontme në Çarshinë e Vjetër të Shkupit është Jeton Krivanjeva-Zhilla, i cili është i njohur për publikun nga rasti i përleshjes me armë në Aleksander Palace në vitin 2019.

Krivanjeva së bashku me grupin e tij ishte shënjestër e një sulmi në hotelin e famshëm të Shkupit.

Nga ngjarja e atëhershme ka mbetur i plagosur vetëm një person, pasi në vendngjarje ka qenë një polic me rroba civile, i cili e ka ndaluar të përshkallëzohet rasti.

Në shoqërinë e Krivanjevës në atë kohë ishte edhe Kamer Idrezi i cili u vra në vitin 2021 në Butel. Ai u qëllua duke drejtuar makinën e tij.Pa Censurë

Baby Boo