Jeton Jusufi, piloti i parë i aeroplanit nga Saraji i Shkupit (Video)


Unë çdoherë bazohem në një fjalë të Leonardo Davincit i cili thotë nëse një here e ke shijuar fluturimin, gjithmonë do të ecish me këmbë në tokë dhe me sytë e kthyer nga qielli, sepse atje ke qenë dhe atje do të doje të ishe” – tha piloti i ri.

Kjo thënie e ka frymëzuar Jeton Jusufin, nga fshati Çajlanë e Shkupit që ëndrrën për të qenë një pilot e ka kthyer në realitet. Jetoni deri tani ka realizuar 10 fluturime solo dhe më shumë se 100 orë fluturime me asistence.

“Momentalisht fluturime solo kam afër 10, dhe fluturime tjera me kolegë të cilët janë në trajnim apo instruktoret janë më shumë se 100 orë, në këto fluturime ka të bëje edhe fluturime në raste emergjente, në një lartësi të caktuar apo ndalja e motorëve, zbritja në pistë pa motor apo diçka tjetër” – tha Jeton Jusufi.

Jetoni përveç fluturimeve ka fituar edhe çmim për idenë më të mirë, nga 76,000 konkurrent, ideja e tij sot implementimet në kompaninë ku ai bën trajnimin.

“Nga 103 gjenerata, jam i pari shqiptar i cili e ndjek një trajnim në një kompani. Njëkohësisht ne kishim edhe një panair të ideve në rastin e 90 vjetorit të kompanisë ku unë tani më punoj, dhe nga 76,000 ide nga shtete të botës, dhe vetëm 3 vende kishin çmim për atë ide. Aplikova me atë ide e cila ishte blerja e qasjes në internetin në aeroplan nga dita kur ju e merrni biletën. Nga 3 vendet e para të cilat u shpërblyen me çmim, isha unë dhe çmimi mu dorëzua nga drejtori i departamentit të teknologjisë dhe inovacionit në kompaninë ku operoj” – tha Jeton Jusufi.

Jeton Jusufi thotë se çdoherë këshillon të gjithë të rinjtë që të ndjekin ëndrrat e tyre pavarësisht se mund të duken të pa realizuara, ëndrra e tij e së ardhmes është që të jetë krye pilot në kompaninë ku operon. /KlanMacedonia/

VIDEO

Baby Boo