Jetëgjatësia e shqiptarëve, sa jetojnë në raport me Ballkanin dhe Europën


Një grua pritet që të jetojë mesatarisht tre vite më shumë se një burrë i lindur në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat pritshmëria e jetëgjatësisë së një burri shqiptar në 2017-n ishte 77.1 vite përkundrejt jetëgjatësisë prej 80.1 vite së një gruaje.

Mesatarisht një njeri i lindur në Shqipëri pritet që të jetojë deri sa të mbushë 78 vite e 6 muaj. Prej 2013-s, treguesi i jetëgjatësisë në linje në Shqipëri është vlerësuar në rritje. Në 2013-n jetëgjatësia në lindje në Shqipëri përllogaritej mesatarisht me 77.9 vite, ku te burrat pritshmëria ishte prej 76 vite jetë, kurse te gratë 80.1. Kjo reflekton se edhe hendeku i jetëgjatësisë në lindje sipas gjinisë në Shqipëri po ngushtohet.

Në Europë Shqipëria renditet e 26 nga 44 vende, duke lënë pas vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, por mbetet pas shteteve të zhvilluara të Europë. Kështu jetëgjatësia mesatare në lindje në Malin e Zi përllogaritet të jetë 76.6 vite, dhe po aq në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi.

Baby Boo