Jeta Xharra do që edhe politikanë në Kosovë të dënohen sikur Gruevski

Gazetarja e rrjetit BIRN në Kosovë, Jeta Xharra ka komentuar dënimin me dy vjet burg të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Maqedoni.

Baby Boo

“Drejtësia që nuk frikësohet, merr ksi vendime! Athu kur mundemi me e pa në Kosovë me u dënu një TOP zyrtar që ka përfitu diçka luksoze në shpindë të shtetit, si në Maqedoni?”, ka shkruar Xharra në profilin e saj në facebook, transmeton INA.

Jeta Xharra ishte e pranishme në Maqedoni në fushatën e zgjedhjeve lokale me emisionet e saja të hapura me kandidatët nëpër komunat e banuara me shqiptarë.

Restorant Lumare