Jeta misterioze e tre fëmijëve që besohet të jenë të liderit korean, Kim Jong Un


Ashtu si shumica e Koresë së Veriut, edhe jeta personale dhe familjare e diktatorit të saj Kim Jong-un është gjithashtu një sekret në vete.

Kështu, siç shkruan Businessinsider.com, megjithëse udhëheqësi i Koresë së Veriut bëri një paraqitje historike në samitin e kësaj jave në Singapor me presidentin amerikan Donald Trump, ai mbetet një objekt spekulimi dhe kurioziteti në pjesën më të madhe të botës perëndimore.

Pak dihet për bashkëshorten e tij, Ri Sol-ju, dhe edhe më pak është e njohur për tre fëmijët e vegjël që çifti besohet të ketë.

Shumica e informacionit në dispozicion për familjen vjen nga Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut.

Por ish ylli i basketbollit amerikan, Dennis Rodman, ka folur edhe me mediat rreth mbajtjes në duar të një prej fëmijëve të Kimit gjatë një prej vizitave të tij në Korenë e Veriut, megjithëse detajet që ai ofroi nuk janë mbështetur në mënyrë të pavarur.

Shumica e burimeve pajtohen se Kim dhe gruaja e tij kanë tre fëmijë që nga martesa e tyre sekrete më 2009.Fëmija i parë i Kimit besohet të jetë një djalë i lindur në vitin 2010 dhe fëmija i tij i dytë ka gjasa të jetë një vajzë e lindur në vitin 2013.

Fakti që Kim ka të paktën një trashëgimtar mashkull mund të thotë që ai do të trashëgojë me sukses Kimin, gjegjësisht të vazhdojë dinastinë e familjes së diktaturës.

Por gjinia e fëmijës së tretë të Kim, mbetet e panjohur. Besohet se fëmija ka lindur në shkurt 2017.

Vajza e Kimit quhet Ju-ae, sipas Dennis Rodman, i cili tha se e kishte takuar fëmijën në vitin 2013.

“Kam mbajtur fëmijën e tyre Ju-ae dhe fola edhe me zonjën Ri. [Kim] është një baba i mirë dhe ka një familje të bukur”, citohet të ketë thënë Rodman për The Guardian.

Mosha e saktë e fëmijëve dhe vitet e lindjes kanë qenë të vështira për t’u zbuluar, por mund të nxirren përafërsisht nga periudhat e gjata në të cilat gruaja e tij është “zhdukur” nga jeta publike.

Në fund të vitit 2016, mediat filluan të kuptonin se Ri nuk ishte parë për rreth shtatë muaj, duke provokuar spekulime të shumta.

Por burimet e inteligjencës më vonë raportuan se mungesa kishte më shumë gjasa të bënte me shtatzëninë e saj dhe se ajo kishte lindur në fillim të vitit 2017.

Ngjashëm, media të shumta spekuluan për mungesën e saj të zgjatur publike në vitin 2012, e cila më vonë u atribuohet një shtatëzanie tjetër.

Nuk ka fotografi publike të fëmijëve të Kim dhe Ri, por çifti herë pas here paraqet fotot e propagandës me fëmijët e të tjerëve.

Dhe siç shkruajnë tutje mediat, fakti që fëmijët e Kim janë kaq të rinj mund të jetë një nga arsyet që Kim e promovoi motrën e tij në një pozicion të lartë në qeverinë e tij – kreu i departamentit të propagandës të Partisë së Punëtorëve të Koresë.

Disa kanë spekuluar se ajo mund të marrë përsipër pushtetin nëse diçka i ndodh atij para se fëmijët e tij të jenë mjaftueshëm të rritur për të sunduar.

Baby Boo