“Jeta me qera”, e familjes Abazi, të sëmurë, e nesërmja e pasigurtë


Të pa punë, pa tē ardhura, të sëmurë, kështu e kalojnë çdo ditë të jetës familja Abazi nga Buteli të cilëve sikur të mos u mungojnë problemet tjera, mbi kokë u rëndon edhe qeraja e shtëpisë.
Kryefamiljari Remziu thotë se e nesërmja e familjes është në pikëpyetje sepse pronarit të shtëpisë i detyrohen pesë muaj qera të papaguar. Tregon se pavarësisht faktit se është dy herë i operuar në zemër pranon çfarëdo lloj pune që i ofrohet për të siguruar kafshatën e bukës.

Thonë se kanë nevojë për ndihmën e njerëzve vullnetmirë që të kenë së paku një dhomë të veten, që të mos paguajnë qera.
Remziu thotë se nuk ka asnjë ndihmë nga shteti, tregon edhe ndihmën sociale që e merrnin u është ndalur.
Mes shumë emocionesh dy bashkëshortët shpresojnë që dikush tu del në ndihmë, për të mos ardhur puna që nga mungesa e të ardhrurave, mëngjesi i së nesërmes t’i gjejë në rrugë.

Baby Boo