Jeta bashkëshortore e Agron Buxhakut dhe Meri Nikolovës (VIDEO)


Familja Buxhaku priti në shtëpinë e tyre në Shkup emisionin target për të treguar për historikun e jetës së tyre. Agron Buxhaku drejtor në “Qendrën për menaxhim me kriza” dhe Meri Nikolova Buxhaku aktiviste civile janë prindër të dy fëmijëve Margo dhe Mark.

Ai është nga Dibra ndërsa bashkëshortja e tij nga Probishtipi. 16 vite lidhja e tyre mbeti sekrete për shkak se u përkasin nacionaliteteve të ndryshme.

Por tashmë katër vite janë në lidhje bashkëshortore dhe sipas tyre nëse ekziston dashuria të gjitha sfidat mund të fitohen.

“Në fillim kishte një nacionalizëm shumë të theksuar prandaj edhe lidhja jonë shumë kohë mbeti sekrete. Në atë kohë ishin përplasjet aq të mëdha sa që të dy palët nuk na pranonin, sidomos unë që isha figure politike një ndër themeluesit e partisë.

Kishte një jehonë shumë negative. Ndaj meje kishte dy raste të veçuara më kanë vnu në shënjestër për shkak se e kam bashkëshorten maqedonase. ” – thekson Agron Buxhaku.
Për Agronin dhe Merin nuk ka rendësi kombësia nëqoftëse ekziston dashuria.

Meri rrëfen për ofendimet që i kanë ndodhur në shoqëri vetëm përshkak se është e martuar me shqiptar.

“Në shoqëri harruan se jam prezente, dhe disa që zakonisht thonë “shqiptar” por në atë moment thanë “shiptar”. Kur e panë se jam aty kërkuan falje. Unë u thash se nuk ka përse mua të më kërkoni falje kur ju në përditshmëri e përdorni.” rrëfen Meri Nikollova
Meri thotë se ka pasur еdhe kërcënime ndaj saj.

Për Bajram bakllava për Pashkë ngjyrosin vezë, kështu i festojnë festat familja Buxhaku.
Kemi një traditë që bashkëshortin e prekim me vezë të kuqe që të jetë shëndosh. Nuk di të bëj baklava. Tash baklavan na e sjell një kusheri dhe e festojmë ashtu si e kërkon tradita. Pasi që une e bëra kafenë e mëngjesit. Tash kafe do të bëj Agroni. Ashtu funksionojmë kur jemi në vikend. Kafenë e parë e kishte prej meje tash përreth meje edhe ju do të shfyrtëzoni ta pini kafen e Agronit. – tregon Nikollova.

Meri dhe Agroni thonë se deri më sot fëmijët nuk ju kanë treguar se dikush po i diskriminon fëmijët e tyre.

Prindërit shpresojnë se fëmijët e tyre nuk do ta përjetojnë diskriminimin, urrejtjen dhe nacionalizmin ashtu si e kanë kaluar ata veçanarisht në fillim të lidhjes.

https://youtu.be/k7E7_TCATEs
Baby Boo