Jennifer dhe Ben çojnë lidhjen në një tjetër nivel


Fëmijët e Jennifer Lopez shumë shpejt mund të ndërrojnë shtëpi e shkollë, sepse artistja duket se do të zhvendoset pranë të dashurit të saj të ti, Ben Affleck. Së fundmi, Jennifer është parë duke vizituar disa shkolla në Los Angeles së bashku me Ben për të vendosur se ku do të edukohen fëmijët e saj në të ardhmen.

“TMZ” raporton se Lopez ka vizituar më shumë se një shkollë në Los Angeles gjatë ditës së premte, pasi kaloi kohë më Affleck në shtëpinë e tij. Fëmijët e Jennifer, binjakët Emme dhe Max, kanë studiuar për vite me radhë në Miami, ndaj kjo lëvizje e artistes tregon se ajo po mendon të zhvendoset pranë Ben Affleck. Kjo është një shenjë se të dy ata po nxitojnë që të bashkojnë familjet e tyre, edhe pse asnjëra nga palët nuk e ka konfirmuar një lëvizje të tillë.

Megjithatë burimet pranë Jennifer thonë se ajo merr gjithmonë në konsideratë mendimet e fëmijëve, para se të marrë një vendim të madh.

Baby Boo