“Jemi larg luftës së tretë botërore”! Ruzhin: Kriza ekonomike do të ndjehet në gjithë botën


emi larg luftës së tretë botërore, por shumë afër krizës më të madhe ekonomike që ka ndjerë njerëzimi. Kështu vlerësoi, profesori universitar Nano Ruzhin sipas të cilit masat që shtetet perëndimore kanë ndërmarrë për të ndaluar luftën në Ukrainë ishin të pashmangshme.

“Këto tani janë sanksionet më masive që janë marrë kundër një shteti në historinë e njerëzimit. Pra, nuk bëhet fjalë vetëm për çështje ekonomike, financiare, sociale, politike, diplomatike, strategjike etj. E gjithë strategjia do të ketë shumë efekte negative si për Rusinë ashtu edhe për botën perëndimore. Pra e gjithë tregtia botërore, gjithë njerëzimi do të humbasë me këto sanksione që fatkeqësisht ishin opsioni i vetëm”, tha Nano Ruzhin, profesor universitar.
Sipas profesorit Ruzhin, pozita gjeopolitike e Maqedonisë së Veriut nuk e bën atë tërheqëse për ndonjë sulm të mundshëm. Veç tjerash ai shton se fakti që jemi anëtare të NATO-s, na jep siguri shtesë dhe në këtë drejtim u bën thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen. E nga ana tjetër i bën thirrje Qeverisë të ndërmerr masa me të cilat si shtet nuk do të ishim të varur ekonomikisht nga tregtia e jashtme.

“Prandaj, mendoj se duhet të jemi gati për shpërthime të mëdha, do të thosha eksplozione në çmime dhe shpresojmë që kjo fazë të mos zgjasë shumë dhe së fundi është gjithashtu një shenjë se Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të kërkojë burime alternative të energjisë që duhet të jenë ose përmes furnizimit me gaz natyror nga vende të tjera. Shfrytëzimi i energjisë diellore, energjisë së erës.. Të gjitha këto janë elemente që kjo Qeveri duhet t’i zgjidhë në periudhën e ardhshme dhe të jetë më pak e varur ekonomikisht nga tregtia e jashtme”, tha Ruzhin.

Ndryshe, sipas profesorit Ruzhin ngjarjet e fundit në Ukrainë po shënojnë një fund të ri të Luftës së Ftohtë, që ndoshta edhe do të vendosin rend të ri të sigurisë ndërkombëtare.

Baby Boo