Jemen, vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga epidemia e difterisë

epa06347568 Yemeni women hold their malnourished children receiving treatment amid worsening malnutrition at a hospital in Sana'a, Yemen, 24 November 2017. According to reports, the UN and international aid agencies have urged the Saudi-led military coalition to lift the blockade on Yemen, warning that some 150,000 children could die of malnutrition within months unless it were lifted. EPA-EFE/YAHYA ARHAB

Është rritur në 94 numri i personave të vdekur që nga muaji tetor i vitit të kaluar e deri më tani si pasojë e epidemisë së difterisë në Jemen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nëpërmjet llogarisë në rrjetin social Twitter të Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Jemen, thuhet se në 20 prej 23 qyteteve në Jemen janë regjistruar 1.800 raste të dyshuara të difterisë.

Në deklaratë thuhet se epidemia është regjistruar më shumë në qytetet si Sana, Ibb dhe El-Hudeyde dhe se numri i të vdekurve nga kjo epidemi që nga muaji tetor e deri më tani është rritur në 94.

Difteria është një sëmundje e rëndë infektive që ndikon në traktin e sipërm respirator. Kryesisht prek fëmijët dhe mund të shkaktojë një epidemi shkatërruese nëse nuk kontrollohet.

Jemeni është kthyer në skenë të një krize të thellë politike dhe të sigurisë që u përshkallëzua në luftë civile në fund të vitit 2014. Lëvizja rebele Huthi kontrollon kryeqytetin Sana dhe disa rajone të tjera të rëndësishme të vendit ndërsa qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit vepron nga qyteti port Aden.

Konfliktet në Jemen u përshkallëzuan edhe më tepër në mars të vitit 2015, kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj filluan sulme ajrore mbi pozicionet e rebelëve.

Baby Boo