Jeff Bezos sërish më i pasuri në botë


Jeff Bezos ka kthyer titullin e njeriut më të pasur në botë, duke tejkaluar Elon Muskun, sipas indeksit të miliarderëve në Bloomberg.

Themeluesi i “Amazonit” ka tejkaluar pasurinë prej 200 miliardë dollarëshe, ndërsa Musku është i dyti me 198 miliardë. Musku ka humbur 31 miliardë dollarë vitin e kaluar, ndërsa Bezos shtoi 23.

Aksionet e Teslas së Muskut ranë për më shumë se shtatë për qind të hënën.

Musk rimori titullin e më të pasurit në botë në maj të 2023-s, duke tejkaluar shefin e LVMH-së, Bernard Arnaultin, që udhëheq një prej konglomerateve më të mëdha të botës dhe që përfshin brendet si Louis Vuitton, Dior e Celine.

Të tre janë shtyrë njëri me tjetrin për pozitën e parë qe disa muaj.

Baby Boo