Jeff Bezos do të shkojë në Mars: Mijëra njerëz firmosin peticionin që t’i ndalohet kthimi në Tokë


Pas shumë pak javësh, Jeff Bezos do të nisë një udhëtim në Mars dhe duket se njerëzit që nuk e mbështesin, e kanë parë këtë si një mundësi që ai “të qëndrojë atje përgjithmonë”.
Përpara nisjes së raketës së kompanisë së tij Blue Origin, New Shepard, i cili do të çojë njeriun më të pasur të botës dhe vëllain e tij në hapësirë gjatë muajit korrik, një peticion ka filluar të qarkullojë duke bërë thirrje që Bezos t’i refuzohet ri-hyrja në Tokë.
Në peticionin, i cili i drejtohet Blue Origin, shkruhet:

“Jeff Bezos është në të vërtetë Lex Luthor, maskuar si pronari i supozuar i një dyqani online. Sidoqoftë, ai është në të vërtetë një perandor i lig që merret me dominimin global. Ne e dimë këtë për vite me rradhë. Jeff ka punuar me Epstein dhe Knights Templar, si dhe Masonët e Lirë, për të fituar kontrollin mbi të gjithë botën. Ai është gjithashtu në shtrat me ata që mohojnë se toka është e rrafshët. Ndërkohë qeveria jonë qëndron në hije dhe e lejon këtë të ndodhë. Ky mund të jetë shansi ynë i fundit para se ata të mundësojnë mikroçipet 5G dhe të bëjnë një pushtim masiv.”

Krijuesi i peticionit vazhdon të sugjerojë që fluturimi i ardhshëm hapësinor i Bezos është shansi i përsosur për të çliruar botën nga një “njeri i keq”.
Nuk është e qartë nëse peticioni është punë e një teoricieni konspiracionesh, apo dikujt që po “bën shaka”, por sido që të jetë, ka tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe ka marrë mbi 6000 nënshkrime në më pak se një javë.

Baby Boo