‘Je e zgjedhura ime’, Saimiri dhe publiku bëhen bashkë për zgjedhjen e fundit


“Ja ku jemi…” Kështu e nisi Saimiri dialogun e fundit me Merin, të zgjedhurën e tij në fund të ‘Love Story’. i gjithë rrugëtimi ka marrë fund pak minuta më parë, kur Saimiri zgjodhi Merin për ta njohur pas kamerave.
“Nuk e di nëse e kishe menduar në fillim që do ishim në finale, por unë që në fillim kam pasur më shumë se një pëlqim për ty. Kemi pasur shumë takime bashkë, ishe e vetmja që më bëre të bëj byrek…

Megjithatë, ka pasur momente që kam menduar se ndoshta ne të dy kemi kërkesa të ndryshme nga jeta, ti e sheh jetën në Shqipëri, uën në Gjermani…” – i tha ndër të tjera Saimiri Merit dhe pas kësaj, i shpjegoi se të gjitha këto, ia tha sepse “ti je e zgjedhura ime.”
Kaq u desh ndërsa e gjithë skena shpërtheu në emocione.

Baby Boo