Javën e kaluar në Ohër 50, Strugë 52, ndërsa në Dibër 13 raste të konfirmuara me KOVID-19


Buletini javor i Qendrës për Shëndet Publik (QSHP) të Ohrit që përfshin komunat Ohër, Debërc, Strugë, Vevçan, Dibër dhe Qendër Zhupë, tregon se në periudhën prej 27 qershor deri më 3 korrik, në mënyrë laboratorike është diagnostikuar prania e Kovid-19 te 50 persona nga Ohri, 52 nga Struga dhe 13 persona nga Dibra.

Javën e kaluar nga gjithsej 280 materiale të mara për hulumtim, 176 janë mbledhur sipas indikacioneve epidemiologjike (persona të cilët plotësojnë kriteret për definim të rasteve), (Ohër dhe Debërc 73, Strugë dhe Vevçan 66, Dibër dhe Qendër Zhupë 37), ndërsa 104 materiale janë marrë gjatë skriningut me udhëzim nga mjeku amë edhe atë në Ohër dhe Debërc 56, Strugë dhe Vevçan 48.

Në mjekim shtëpiak në Ohër janë 75 persona të infektuar me koronavirus, në Strugë 78 pacientë, ndërsa në Dibër dhjetë pacientë. Në Ohër ka 161 raste aktive të koronavirusit, në Strugë 148, ndërsa në Dibër 51. Në këtë periudhë janë shëruar nëntë persona nga Ohri, dhjetë nga Struga dhe katër nga Dibra. Javën e kaluar janë regjistruar shtatë raste të vdekjes lidhur me Kovid-19, një nga Ohri dhe gjashtë nga komuna e Strugës.

Kur bëhet fjalë për bilancin e përgjithshëm nga fillimi i epidemisë me ditën e djeshme Kovid-19 është regjistruar te gjithsej 537 persona në komunat e përmendura edhe atë 190 në komunat Ohër dhe Debërc, 245 në komunat Strugë dhe Vevçan dhe 103 në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë. Pacientë të shëruar në Ohër janë 29, nga Struga janë 97, Dibër dhe Qendër Zhupë 52 pacientë. Në Ohër kanë vdekur 5 persona, në Strugë 26, Dibër dhe Qendër Zhupë katër persona.

Baby Boo