JAVËN E ARDHSHME MARRËVESHJA RATIFIKOHET NË KUVEND (VIDEO)

Pasi që u nënshkrua marrëveshja për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, tashmë do duhet të fillojnë fazat e zbatimit.

Baby Boo

Në fillim të javë së ardhshme, sipas të gjithë gjasave të hënën, Ligji për ratifikimin e marrëveshjes fillimisht do të votohet në Qeveri, pastaj do të përcillet edhe në Parlament. Marrëveshja mund të kalojë vetëm nëse voton shumicа е deputetëve të përbërjes parlamentare, ose 61 deputetë.

Pasi të kalojë filtrin e Kuvendit, marrëveshja dhe ligji për ratifikim do dërgohen tek presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov i cili ditë më parë paralajmëroi në mënyrë decide se nuk do të vë nënshkrimin në këtë marrëveshje që e quajti në dëm të Maqedonisë dhe identitetit maqedonas.

Në fazën tjetër në Maqedoni planifikohet të jetë organizimi i referendumit që sipas të gjitha gjasave do të organizohet në vjeshtë.  Për të qenë i suksesshëm, në referendum do duhet të paraqiten të paktën gjysma e trupit votues dhe prej tyre gjysma të votojnë pozitivisht. Nëse qytetarët votojnë për ndryshimin e emrit të shtetit, atëherë Qeveria ose shumica parlamentare do të propozojë ndryshime kushtetuese. Ndryshimet Kushtetuese do duhet të bëhen në segmentin e preambulës dhe disa pjesëve të tjera të Kushtetutës në të cilat emri Republika e Maqedonisë do bëhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

Marrëveshja është paraparë që të zbatohet në disa faza dhe do të hyjë në fuqi pasi që të dy parlamentet, ai grek dhe i Maqedonisë do t’i ratifikoјnë. Ndërkohë, pala greke ka obligim që sapo të marrë njoftimin për ratifikimin e Marrëveshjes në Shkup, të njoftojë kryetarin e Këshillit të BE-së dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s se mbështetë procesin e integrimit të vendit fqinj në këto struktura.

Në Samitin e NATO-së më 11 korrik në Bruksel, Republika e Maqedonisë së Veriut pritet të marrë ftesë për anëtarësim në NATO, e cila ftesë do të varet përsëri nga rishikimi i Кushtetutës.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev me letër do t’i informojë 190 vendet anëtare të OKB-së, se vendi në të ardhmen do ta shfrytëzoj emrin Republika e Maqedonisë së Veriut në marrëdhëniet bilaterale dhe në forumet ndërkombëtare.

Marrëveshja do të ratifikohet në Kuvendet e shteteve nënshkruese.

Qeveria greke me letër do të njoftojë NATO-n dhe BE-në se inkurajon fillim të bisedimeve me BE dhe marrjen e ftesës për anëtarësim në Aleancë për vendin fqinj.

Në Samitin e NATO-së më 11 korrik në Bruksel, Republika e Maqedonisë së Veriut do të marrë ftesë për anëtarësim në NATO, e cila ftesë do të varet nga rishikimi i Кushtetutës.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev me letër do t’i informojë 190 vendet anëtare të OKB-së, se vendi në të ardhmen do ta shfrytëzoj emrin Republika e Maqedonisë së Veriut në marrëdhëniet bilaterale dhe në forumet ndërkombëtare

Nëse kalojnë këto faza, qytetarët do duhet t’i ndryshojnë edhe dokumentacionet e tyre personale. Por ndryshime do duhet të ketë edhe në emrat e institucioneve shtetërore. Ndryshimet e emrave të institucioneve do bëhen paralelisht me hapjen e kapitujve me BE-në. Qytetarët nuk do të jenë të obliguar që të ndryshojnë dokumentacionet menjëherë, do kenë kohë deri në skadimin e afatit të tyre, por kjo nuk duhet të zgjasë më shumë se pesë vjet.