Japonia konfirmoi një variant të ri të Covid


Qendra e Imigracionit në Japoni ka raportuar për infeksione të një lloji të ri të koronavirusit.

Japonia konfirmoi një variant të ri të Covid dhe një grup infeksionesh u shfaq në një strukturë të imigracionit në Tokio, duke paraqitur sfida të reja derisa vendi përpiqet të kapërcejë një valë të tretë të pandemisë.

Tipi i ri duket se ka origjinën jashtë shtetit, por është i ndryshëm nga llojet e tjerë që janë gjetur sporadikisht në Japoni, sipas Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive.

Ndryshe, Japonia do të marrë dërgesën e saj të dytë të vaksinave të koronavirusit të dielën, tha shefi i programit të vaksinave Taro Kono, sipas agjencisë së lajmeve Jiji Press.

Baby Boo