Japonia i ndihmon Maqedonisë me pajisje mjekësore në vlerë të 161.000 eurove


Japonia i ka dhurur autoriteteve shëndetësore dy aparate mjekësore me vlerë të 161.000 eurove, përcjell TV21. Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8-të Shtatori”–Shkup sot u mbajt ceremoni me rastin e mbylljes së dy projekteve në kuadër të Programit japonez për projekte të vogla gjegjësisht GGP.

“Janë dy grante, me dy aparate të sofistikuara dhe precize, njëri është angeograf lëvizës, ndërsa tjetri është sistem vaskular me ultrazë që merr pjesë aktive në mjekimin dhe diagnostikimin e numrit të madh të pacientëve në të gjithë shtetin tonë”, tha mes tjerash Hristijan Kostov, drejtori i SPQ “8 Shtatori”.

Ambasadori japonez, Hironori Savada tha se japonia që nga viti 1996 ka mbështetur Maqedoninë e Veriut vazhdimisht në sektorin e shëndetësisë, arsimit dhe mjdisit.

“Mbështetja e deritanishme japoneze në total është 8,5 milionë euro për 171 GGP projekte. Në suaza të iniciativës për Ballkanin Perëndimorë, Japonia është fuqishëm e përkushtuar në mbështetjen e Maqedonisë”, tha ambasadori Savada.

Në ceremoninë solemne ishte prezent edhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali

Baby Boo