Januzaj i përgjigjet De Bruynes për ndërhyrjen brutale


Pamjet e ndërhyrjes së Kevin De Bruynes ndaj Adnan Januzjat në stërvitje të kombëtares së Belgjikës, kanë bërë xhiron e botës në internet, janë komentuar shumë dhe madje e kanë detyruar edhe selektorin e këtij shteti të deklarohet rreth tyre.

Mirëpo, deri sot, Adnan Januzaj, vetë nuk ishte prononcuar ndaj këtij veprimi të bashkëlojtarit të tij.

Sidoqoftë, kur theu heshtjen Januzaj ishte shumë i qetë dhe shumë korrekt e i matur në prononcimin e tij për publik.Ai pohoi se kjo është “një dëshmi se jemi vërtetë në shpirt garues edhe në stërvitje.

Jemi duke ushtruar me shumë intensitet, intensitet të ndeshjeve. Nuk më pengon edhe kur ndodh diçka e tillë” pohoi Januzaj, duke mos dashur që të prishë atmosferën brenda ekipit të Belgjikës.

Baby Boo